PD: Vëllai shefit të policisë së djesjes 184, trafikant droge

WhatsApp-Image-2020-01-18-at-17.13.59.jpeg

 18/01/2020 17:41  

Enkelejd Alibeja nga selia e PD komentoi lidhjen mes një trafikanti droge arrestuar nga policia dhe vëllait të tij shef Policie.

Alibeaj thotë se vëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet

Deklarata e plotë
Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë.
Kur krimi lidhjet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës.
Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.
E gjith kjo bandë vjedhësish votash, arriti që nën përdorimin e parasë, terrorit policor dhe administratës, të vidhnin votat e dibranëve. I madh e i vogël brenda e jashtë Shqipërisë janë njohur me bëmat e kësaj bande qeveritare, nga Zëri i Amerikës, nga Bild-i gjerman e media të tjera botërore.
I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.
Robert Aga ishte ai që merrte garanci nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, që “të mos e çante kokën” për asgjë, mjaftonte që gostia e bandës qeveritare, me votat e vjedhura, të shantazhuara, të terrorizuara, të blera me paratë e drogës e kanabisit, të kënaqte babëzinë për pushtet dhe para të bandës qeveritare me në krye Bablokun.
Bildi gjerman tregoi fare qartë, ne shqip, anglisht dhe gjermanisht, batërdinë me zgjedhjet e Dibrës 2016, që ishin paradhoma e zgjedhjeve të vitit 2017.
Zëri i Amerikës konfirmoi terrorin mbi administratën deri në kupolën e qeverisë. Por në vend që hajdutët të ndëshkoheshin, Robert Aga u shpërblye me gradim në detyrë dhe i vëllai vazhdoi trafikun e drogës.

Nuk ka provë më të qarte, e më të freskët se kjo ngjarje për t’i kujtuar kujtdo brenda vendit e deri në Bruksel, Berlin e Paris, se plani i vetëm i Edi Ramës për zgjedhjet në Shqipëri është bashkëpunimi gjithnjë e më i fortë, gjithnjë e më i qëndrueshëm, me bandat e krimit dhe bosët e trafikut.
Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.
Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.

Ridepozitimi i listave nga PD, KQZ i heq kandidatët e tepërt, kishte dërguar më shumë se sa lejon ligji

kqz.jpg

KQZ ëshë detyruar në mbledhjen e sotme të heqë disa prej tyre, pasi PD kishte dërguar më shumë se sa lejon ligji, 153, nga 222 që kishte çuar PD.

“Listat kanë më shumë kandidatë se sa përcaktohet, Elbasani ka 6 kandidatë më shumë, Dibra ka  3 kandidatë më shumë, Fieri ka 6 kandidatë më shumë, Berat ka 6 kandidatë më shumë, qarku i Durrësit ka 6 kandidatë më shumë, Korça ka 9 kandidatë më shumë, Kukësi ka 6 kandidatë më shumë, Qarku i Lezhës ka  3 kandidatë më shumë, Shkodra ka 9 kandidatë më shumë, Tirana ka 9 kandidatë më shumë, Vlora ka 6 kandidatë më shumë dhe Gjirokastra ka 9 kandidatë më shumë”,- tha një përfaqësues i PD

TEKNOFEST PËR HERË TË PARË NË SHKODËR

teknofest-ademi-bashkia-1024x538-1.jpg

Për herë të parë në qytetin e Shkodrës do të promovohet festivali I teknologjisë, TEKNOFEST i mundësuar nga instituti “Yunus Emre”. Omer Kokçam, drejtor I ekipit të teknologjisë në republikën e Turqisë, përmes një deklarate për mediat u shpreh se 2 edicionet e mëparshme të këtij festivali në Turqi kanë qenë tepër të suksesshme dhe numërojnë një numër rekord pjesëmarrësish.

Duke filluar nga nxënësit e deri tek të rriturit e apasionuar pas teknologjisë, mund të bëhen pjesë e këtij konkursi shprehet Kokçam ndërsa tregon edhe arsyen e këtij promovimi në qytetin e Shkodrës.

Aktiviteti promovues I këtij festivali zhvillohet këtë të premte, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

BALLA , AKUZAT E METËS JANË KAPRIÇO DHE HISTORI IDIOTESKE

balla1.jpg

Presidenti Ilir Meta vijon tu bëjë thirrje popullit që të dalë në protestë me datën 2 mars kunër qeverisë që ai e quan organizatë mafioze që ka kapur gjykatën kushtetuese dhe që po bën grusht shteti . Ndërsa kreu i grupit parlamentar Taulant Balla , u shpreh se deklaratat e Metës janë kapriço personale nga të cilat , ai duhët të heqë dorë pasi në mars Shqipëria i ka sytë tek çelja e negociatave me bashkimin europian , madje Balla duke e smofuar Metën u bëri thirrje mediave të mos harxhojnë kohë me këta histori idioteske .
Taulant Balla tha se mazhoranca nuk ka asnjë krizë me Presidentin, por ai ka krizë me vetën e tij , dhe se duhët të sqarojë nëse do të jetë President apo lider i bashkisë .
I pyetur nëse aksioni i Presidenti do të ndikojë në kompromisin e arritur me opozitën për reformën zgjedhore , Balla tha se kjo i akon opozitës dhe se deri më tani bashkpunimi me të ka ecur mjaftë mirë . Këtë deklaratë Taulant Balla e bëri pas takimit me eurodeputeten dhe raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, me të cilën diskutoi për metodologjinë e re të Bashkimit Europian per negociatat . Balla tha se këshilli i 26 marsit do të jetë një moment i rëndësishëm ku pritshmëritë janë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin dritën jeshile për negociatat .

scroll to top