Friday, March 24, 2023

Rama nxjerr pamjet nga Thumana, Brenda 4 muajsh do jetë shndërruar në një qytezë të re

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 teksa thotë se do të jetë shndërruar në një qytezë të re brenda 4 muajsh.

Nën kolonën zanore të Tina Turner “Simply the best” (Thjesht më e mira), Rama shkruan se punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti.

“Thumana tani?

brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve?? ??
Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët.
#SkaKohëPërPushim??♂️”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?