“Shqiptarët në terren po armatosen”, Vuçiç akuzon perëndimin: Duan të shkatërrojnë Serbinë, Kurti po bën spastrim etnik

Rajoni

Presidenti Aleksandër Vuçiç në një intervistë ka akuzuar ashpër Perëndimin dhe vendet e tjera të rajonit, që sipas tij po tentojnë shkatërrimin e Serbisë.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme për një media serbe Aleksandar Vuçiç ka hedhur akuza ndaj Perëndimit dhe vendeve të rajonit se po shkatërrojnë Serbinë.

Duke iu referuar një artikulli të publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Algemann Zeitung”, e cila thoshte se Vuçiç është i frymëzuar nga ajo që Azerbajxhani për luftë dhe ndaj po fuqizon ushtrinë, presidenti serb i quan këto lajme shpifje dhe të pabazuara në fakte.

Frankfurter Algemann Zeitung thotë sot se Vuçiç është i magjepsur nga ajo që Azerbajxhani ka bërë në Nagorno-Karabakh”, tha presidenti serb.

Më tej ai u shpreh se për këtë veprimtari duhen para, që vijnë nga fuqitë e mëdha dhe vendet e rajoni që kanë interes destabilizimin e Serbisë. Po ashtu ai tha se në terren shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.

“Armatosja e shqiptarëve tashmë po bëhet, më së shumti e përdorin Turqinë, çarmatimin e serbëve, kriminalizimin, duhet të kesh këlyshë që do ta shkatërrojnë vendin nga brenda, ke shqiptarë që e bëjnë këtë, por ke te kesh serbet qe do thone me te keqen.Mediat boterore qe genjen me dite se si do sulmojme dike,si falsifikojme zgjedhjet.Shikoni sa me te azhurnuara jane listat tona zgjedhore se disa shtete.keni artileri zjarr, ti po lufton me Vuçiqin çdo ditë. Dhe pse mendon? Ata po më sulmojnë se unë ruaj dhe mbroj Serbinë. Dhe pastaj duhet në Serbinë qendrore për të gjetur këto media që do të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë më tej akuzoi edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se ai kërkon të bëj spastrim etnik.

“Kurti po bën spastrim të hapur etnik, nuk besoj se do ta miratojë seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. ne presim një përgjigje brenda disa ditësh”, tha Vuçiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *