Një avion i vogël privat ka bërë ulje të detyruar në Kelmend dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Avioni për shkak të një problemi me motorin është detyruar të ulet në një fushë të Malësisë së Madhe. Në këtë avion ka qenë vetëm piloti dhe një pasagjer dhe fatmirësisht të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata nuk kanë pranuar që të afrohet njeri dhe janë larguar me një fouristradë që ka ardhur i ka marrë pas pak minutash.
Policia ende nuk ka arritur në vendngjarje. Avioni nuk është kontrolluar deri më tani. Detajet janë bërë me dije nga kryeplaku i fshatit Prek Vata.
Njoftimi i Policise :
Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël. Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.
Velipoje Vermoshit