Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 680 raste të reja me koronavirus nga 3937 testime të kryera, dhe 17 viktima
Më konkretisht bëhet fjalë për 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç.
Mësohet se në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,103 pacientë aktivë me koronavirus. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 996 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, u regjistruan në këto bashki; 274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamëz, Dibër, G jirokastër, Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskovec, Tepelenë, Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik, 2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.
Statistika (29 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 680
Të shëruar në 24 orë 996
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3,937
Testime totale 1,197,881
Raste pozitive 169,462
Raste të shëruara 156,674
Raste Aktive 10,103
Humbje jete 2,685
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4588
Durrës 980
Fier 893
Shkodër 878
Vlorë 578
Elbasan 524
Lezhë 388
Berat 366
Korçë 273
Kukës 230
Gjirokastër 218
Dibër 187