Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap me armë dhe fishekë.
Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S.M,
banues në Ganjollë u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kannabis sativa. I riu akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.