Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të enjte në Tiranë qindra simpatizantë të Partisë Demokratike, në atë që ai e quan rikthimi i statutit të PD dhe rikthim i kushtetutshmërisë së saj.
Në atë takim, Berisha e cilësoi për të disatën herë si nul dhe si personal vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, me qëllimin e vetëm për të ruajtur karrigen e tij.
Ai zbuloi po ashtu aksionin ndaj vendimit të Bashës, duke thënë se si fillim do të mbledhin 1.500 firma të delegatëve, për ta çuar më pas çështjen në Kuvendin Kombëtar. I pyetur nga demokratët e pranishëm nëse do të kthehet sërish në krye ë PD, Berisha tha “kushdo që do të udhëheqë PD do e caktojnë demokratët dhe demokratet me vullnetin e lirë”.