Mëngjesi i sotëm ka sjellë sërish probleme në kufirin e Hanit të Hotit me kalimin e punonjësve shqiptarë në Mal të Zi. Edhe pse të vaksinuar me dy doza duhet të presin edhe 14 ditë për të kaluar kufirin sipas masave të reja.
Tashme është vendosur pranë Pikës Kufitare një qendër testimi. Ndërkohë, për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme.

“Kemi protestuar edhe dje. Shteti jonë ka të drejtë të na hapë rrugën. Me testin që është bërë 23 euro këtu, është e papërballueshme. Nuk i lejojnë testet në Shkodër, thonë t’i bëjnë këtu. Unë i kam bërë të dyja vaksinat dhe nuk po i njohin,” thotë një qytetar. “Unë e kam kaluar Covidin dhe këta nuk ma njohin,” thotë një tjetër.