Kjo fundjavë pritet të jetë e nxehtë sipas Meteoalb, ndërsa gjatë ditës së nesërme parashikohen edhe vranësira kryesisht në zonën veri-lindore dhe jug-lindore të vendit.
Ndërkohë që temperaturat pritet të kapin 36 gradë Celsius gjatë ditës së sotme dhe deri në 37-38 gjatë të dielës, ditën e nesërme parashikohen vranësira, të cilat do të sjellin edhe rrebeshe shiu të shkurtra.
Ajo që është me shqetësuese këtë fundjavë është forcimi i erës, e cila pritet të ndikojë në rritjen e intensitetit të flakëve në vatrat që janë ende aktive deri më tani. Era pritet të ketë një intensitet të lartë gjatë orëve të mesditës gjatë të shtunës dhe së dielës.