Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit i cili u mbyt duke u larë në det dy ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Policia njofton se rreth orës 08:15, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është A. S., 22 vjeç.
I riu ishte banues në kryeqytet. Kujtojmë se i riu u zhduk dy ditë më parë dhe familjarët ngritën dyshimet se ai është mbytur. Menjëherë pas njoftimit të autoriteteve nisën kërkimet për trupin e tij.