Një qytetar ka humbur jetën teksa priste në radhë për t’u vizituar nga mjeku në Poliklinikën e qytetit të Beratit.
Viktima është Luan Hysi, 65 vjeç, i cili teksa ndodhej në radhë për vizitë, është ankuar se nuk ndihej mirë.
Pak çaste më vonë ai është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se 65-vjeçari ishte me dializë dhe ishte paraqitur për të marrë rekomandimin për të vijuar trajtimin, ku po qëndronte në radhë nën temperatura të larta.