Greqia po përballet me një valë të madhe infeksionesh me koronavirus duke kapur shifrat e fundit të vitit të shkuar.
Institucionet shëndetësore njoftojnë për 4206 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 16 persona kanë ndërruar jetë.
Me 258 persona në intubim dhe 2 885 të shtruar, Greqia është duke kaluar kulmin e kësaj vale pikërisht në mes të sezonit turistik, ndërkohë që në mjaft ishuj janë vendosur kufizime.