Moti i kthjellët mbizotëron të gjithë vendin deri pas mesditës kur priten vranësira kalimtare në veri e pjesërisht në qendër.
Një rritje të lehtë do të pësojnë temperaturat e ajrit në të dy vlerat ditore, të cilat variojnë nga 18 në mbi 39°C.
Era do të fryjë e lehtë në mëngjes nga perëndimi por duke në mesditë era forcohet në mesatare deri e fortë, duke marrë drejtim jugor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ngjitet mbi 3 ballë; dallgëzim mbi 4 ballë do ketë në det të hapur.