Teksa prej gati 2 javësh vendi, sidomos Vlora, është “pushtuar” nga zjarret që po djegin pyje dhe kullota, Emergjencat Civile e kanë marrë situatën me “qetësi olimpike”.
Për kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shqetësimi se ai nuk është gjendur në krye të detyrës në këtë situatë emergjencash është i pavend pasi ai ka qenë në një eveniment familjar dhe për këtë s’ka pse merrë leje.
qenë për dy ditë në një eveniment familjar“, tha ai. Në një deklaratë për mediat nga Dukati, Çako shprehet se i gjithë shteti është në këmbë dhe po bëhet gjithçka për shuarjen e zjarreve.
Sot janë në terren rreth 500 forca të armatosura bashkë me të gjitha strukturat e tjera. Helikopterët duhen futur në remont dhe kanë orët e tyre të fluturimit. Kemi 2 helikopterë, aktualisht njëri është në operacion ndërsa tjetri për shkak të një defekti është ende në remont. Nuk është e mundur të fluturojnë natën. Po bëjmë maksimumin me gjithçka dhe sot shpresojmë që ta vendosim situatën në kontroll.
Duhet të kemi parasysh që ligji për mbrojtjen civile ka të përcaktuar qartë që duhet konsumuar të gjitha kapacitete e tjera pastaj duhen angazhuar strukturat operacionale qendrore, ku bëjnë pjesë edhe ato nga ajri. Nuk mundet që për çdo zjarr të rënë të vëmë në dispozicion ndërhyrjen nga ajri. Pasi bëhet vlerësimi i situatës vihet në dispozicion. Mjeti ka qenë në dispozicion, është operuar edhe në Berat për ditë të tëra ashtu sikurse ka operuar edhe në Vlorë”, tha shefi i Emergjencave Civile.