Shqipëria ka regjistruar një rënie të rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit ka pasur 37 të infektuar dhe asnjë humbje jete.
Nga ana tjetër 374 pacientë janë aktivë në gjithë territorin kurse 20 po marrin trajim tek Infektivi.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.
Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.