Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Mullet. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bërdurat anësore.
Pas aksidentit, shoferi ka braktisur makinën, ndërsa një pasagjer fillimisht mbeti i plagosur. Ambulanca mbërriti në vendngjarje për të transportuar drejt spitalit të plagosurin, por fatkeqësisht, personi me inicialet O.S., nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Sa i përket shoferit që braktisi mjetin, ai është në kërkim nga policia.