Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një vajzë 7 vjeçe është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë. vogëlushja ishte duke u larë me familjarët, ku papritur është mbytur në lumë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton të gjithë dinamikën e saj.