Kthjellimet do të mbizotërojnë motin deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në territor duke sjellë ndonjë shi të izoluar në juglindje.
Pasditja dhe orët në vijim sjellin mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 15°C në 37°C.
Era do fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.