Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin teksa pretendojnë se u qëlluan me armë zjarri nga Aldo Gjini.
Raportohet se dy të plagosurit kanë rrëfyer se po pinin kafe në një lokal tek pallati ‘’Grand’’ dhe aty u konfliktuan me të riun tjetër.
Më pas autori i qëlloi me armë zjarri dhe u largua. Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.