Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në jug të vendit gjatë gjithë ditës, përveç shirave të përkohshëm në qarkun e Korçës.
Ndërsa veriu dhe pjesa më e madhe e zonave qendrore edhe sot mbeten me vranësira të dukshme të cilat do të prodhojnë herë pas here rrebeshe shiu në veri-verilindje, por shira më të dobët në zonat qendrore.
Vonë pasdite pritet kthjellim i motit në qendër dhe gradualisht kthjellimet përfshijnë edhe veriun e vendit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por 2°C rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 14 ne 33°C.
Era do të fryjë e lehte nga drejtimi verior deri pas mesditës kur pritet forcim i erës në tokë dhe det, duke bërë që dallgëzimi në brigjet detare të ngjitet në 3 ballë.