Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes se shpejtësisë , në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:50 në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë, janë evidentuar nga kontrolli me radar 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 170 km/h, të cilët janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit dhe me masë administrative gjobë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të reja dhe zbritje të pikëve në Lejen e Drejtimit , si dhe 26 drejtues mjetesh janë ndëshkuar vetëm me masë administraive gjobë nga 3.000 deri në 6.000 lekë në zbatim të ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje në të dehur, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë prezente në të gjithë vendin , në akset rrugore dhe qendrat urbane në çdo orë të ditës dhe të natës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsëve të Kodit Rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet
, gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik me të sigurt për veten dhe të tjerët.