Bregdeti shqiptar mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa veriu dhe zonat lindore paraqiten me vranësira të shpeshta.
Pas mesditës pjesa më e madhe e vendit vijon pa reshje, por në veri dhe zonat lindore do të ketë rrebeshe afatshkurtra; momente me shira të dobët mund të rrezikojnë veriperëndimin dhe shtrirjen Krujë-Tiranë.
Gjatë natës, vranësirat shtohen në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes e mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 15 në 33°C.
Era veriore me shpejtësi mesatare deri të forta do të fryjnë nga paraditja deri afër mbrëmjes kur dallgëzimi në bregdet do të ngjitet në 4 ballë, ndërsa dallgëzim deri 6 ballë do të ketë në kanalin e Otrantos dhe në det të hapur.