Rëndohet bilanci i viktimave në familjen Gjoka në Velipojë, pas shpërthimit të gazit në hotelin në pronësi të tyre pak ditë më parë
Mësohet se ka ndërruar jetë edhe vajza 15-vjeçare e familjes, e cila pësoi djegie të shumta në trup, bashkë me nënën, vëllanë e mitur dhe dy motrat, njëra prej të cilave humbi jetën para disa ditësh.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar nga policia edhe tregtari i gazit, Petrit Mlloja, pasi akuzohet se tregtonte lëndën djegëse pa licencën përkatëse dhe jashtë kushteve tekniko-ligjore.