Kthjellime e vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë gjithë ditës bregdetin dhe zonat perëndimore ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë pasditja në shtrirjen veri-verilindje ku priten shira afatshkurtër.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë 2-3°C rënie, kryesisht pas mesditës ndërsa vlerat minimale/maksimale në rang vendi do të luhaten nga 15 ne 36°C.
Era do vijojë të fryjë veriperëndimore me shpejtësi deri mesatare në tokë, por edhe e fortë në zonat perëndimore dhe bregdet ku dallgëzimi deri vonë pasdite vijon mbi 3 ballë.