Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus nga 3621 testime të kryera.
Të infektuarit janë regjistruar; 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.
Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Sakaq, janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa janë shëruar 6 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht, në spitalin ‘Infektiv’ po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.