Duka në profilin e tij në ‘’Facebook’’, shprehu dhe ambiciet për turin e radhës duke thënë se ‘’shorti rezervoi rivalë të fortë, jo të pakalueshëm’’.
Postimi i Armand DukësUrime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi!Të dashur miq, dua t’u shpreh urimet më të mira 3 skuadrave tona, që na dhuruan një natë magjike dhe kualifikime plotësisht të merituara me gola, spektakël dhe emocione të mëdha.Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta.Turi i dytë i UEFA Europa Conference League rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari.