Me 3 vota pro dhe dy vota kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar pas 80 ditësh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, atë që ishte miratuar më parë edhe nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
PS ka siguruar mandatin e tretë, ndërsa në opozitë janë PD dhe LSI. Anëtarët e opozitës Helga Vukaj e PD dhe Muahrrem Cakaj i LSI votuan kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve me argumentin se ky rezultat nuk garantoi vullnetin e shqiptarëve, duke akuzuar dhe mazhorancën për persona të inkriminuar. Por përfaqësuesi socialist Eridian Salianji tha se vendimet e Apelit kanë hedhur poshtë pretendimet e opozitës.
Krahas mandatit të tretë të Ramë si kryeministër edhe lista e deputetëve fitues është e pakthyeshme. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë fuqi prapavepruese për sa kohë ligji nuk ka shtrirë efektet e tij dhe vendimi i Komisionit Rregullator vulosi zgjedhjet e 25 prillit.
Ata deputetë që kanë marrë mandatin, pavarësisht se kanë më pak vota se deputetët që ishin ishin poshtë vijës fituese do ta gëzojnë mandatin edhe për katër vitet në vijim. Herësi është antikushtetues por deri në momentin e zbardhjes së vendimit të gjykatës kushtetuese ky parashikim ligjor do të jetë në fuqi dhe lista do jetë ashtu siç ishte e renditur nga kryetari i partisë me përjashtim të rasteve sporadike si ai i Fatmir Xafajt apo Luçiano Boçit.