Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1915 testime të kryera.
Të infektuarit janë shënuar; 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.
Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Sakaq, aktualisht janë 99 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. Tek spitali Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Në 24 orët e fundit është shëruar 1 qytetar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.