Zbardhen detaje të reja për kokainën e kapur sot në Portin e Durrësit në një kontejner me banane. Një sasi e dyshuar lënde narkotike, e llojit kokainë është kapur në Portin e Durrësit, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona.
Policia bëri të ditur se lënda narkotike ishte ndarë në 14 pako, e fshehur mes bananeve që vinin nga Ekuadori. Ngarkesa ishte porositur nga kompania “Bana King”.
Sipas burimeve, kontejneri është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe ditën e sotme kur ka shkuar përfaqësuesi i kompanisë “Bana King” për të tërhequr kontejnerin është bërë dhe ndalimi i tij. Aktualisht po zbrazet sasia e bananeve. Nuk dihet ende sa është sasia totale e drogës.
Në 2021 një sasi rekord kokaine është kapur në autoritetet e portit të Durrësit dhe në Kosovë. Kanë qenë 400 kg në një fabrikë në Pejë që janë kapur, të cilat kishin kaluar në Portin e Durrësit, ndërsa ngarkesa u ndoq nga policia deri në destinacion.