U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative 2 administratorë subjektesh.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-COVID të vendosura nga organet kompetente
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:
B.T, 30 vjeç dhe M.K, 23 vjeç, banues në Durrës, administrator të 2 subjekteve në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.