Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim në Kryeministri të gjithë kryebashkiakët.
Ky takim i Ramës me kryebashkiakët vjen vetëm dy ditë pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderat publikë.