Kryeministri Rama deklaroi përjahstimin nga Partia Soacialsite të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe i cili është arrestuar për shpërdorim detyre. Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Rama tha se korrupsioni e ryshfeti nuk ka ngjyrë politike dhe kjo masë do të rishikohet nëse ai do të dalë i pafajshëm nga drejtësia. Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se të akuzuarit dhe të pandehurit nuk do të kenë kurrë mbrojtje nga PS.
“Arrestimi i Tushe dhe bashkëpunëtorëve të akuzuar nga SPAK për korrupsion. Kryebashkiaku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund të gjykimit, por nuk është detyra ime dhe PS që të kërkojnë pafajësinë e tyre është puna e avokatëve të të pandehurve dhe ky është rasti për tu përsëritur ju dhe gjithë të tjerëve që kanë marrë besimin e shumicës sonë se PS nuk ëhstë zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia por fuqia e popullit për shërbyer Shqipërisë dhe jo të pandehurve dhe të akuzuarve në radhët e veta. Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk ka ngjyrë politike dhe janë e zeza llumi me të cilin ne do përballemi për të reformuar Shqipërinë, do të ndërtojmë shtetin e së drejtës dhe të refuzojmë çdo mbrojtje dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku do ta ngjisim Shqipërinë me forcën e shembullin jo shembullin e forcës. Kryebashkiaku i Lushnjës shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga PS. Masa që do rishikohen nëse do të dalë i pafajshëm nga drejtësia”