Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.
Sipas ISHP-së, pavarësisht numrit të lartë të testimeve, u bë e ditur se nuk ka sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.
Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid-19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.