Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të tjera për operacionin e SPAK që çoi në ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve në Lushnjë, mes tyre dhe kryebashkiakun Fatos Tushe. Bëhet fjalë për 7 persona nën masën arrest me burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Favorizimi i një kompanie për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë, duket se është dhe strumbullari i akuzave për kryebashkiakun Tushe.
Sipas SPAK bëhet fjalë për një tender në vlerën e 24 mln lekëve të reja për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë. Sipas burimeve Tushe ka favorizuar një nga kompanitë që ka marrë pjesë në tender. Përveç se akuzohen për shkelje e barazisë në tendera pasi kanë skualifikuar kompanitë e tjera, sipas SPAK dyshohet se kanë përfituar dhe para. Ka pasur një ankesë fillimisht nga ana e kompanive”, raportoi Lala për