Prokuroria ka kërkuar 90 vjet burgim për të arrestuarit e një mega operacioni të akuzuar për “lumenj droge” nga Shqipëria në Leçe e Brindisi të Italisë.
Më 27 maj të një viti më parë u arrestuan 9 persona. Pesë nga këta përfunduan në burg, katër të tjerët në arrest shtëpie dhe sot të gjithë janë në bankën e të akuzuarve dhe përballen me kërkesën nga prokuroria për t’i burgosur me disa vjet.
Prokurori i antimafias italiante Giovanna Cannarile kërkoi dënimin e tyre, duke koordinuar hetimet që çuan në operacionin “San Silvestro”.
Në veçanti, prokuroria ka kërkuar:
20 vjet për Teodoro Vindice , 55 vjeç, nga Brindisi;
12 vjet e dy muaj për Vitantonio Roma , 46 vjeç, nga Brindisi;
8 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë për Antonio Summa , 29 vjeç, nga Brindisi;
3 vjet e gjysmë, plus një gjobë prej 32 mijë eurosh, për Claudio Rillo , 56 vjeç, nga Brindisi;
4 vjet, 3 muaj, 10 ditë, plus një gjobë prej 44,790 mijë euro për Mario Epicoco , 40 vjeç, nga Brindisi;
3 vjet, 4 muaj, plus një gjobë prej 28 mijë eurosh, për Geraldo Ismailaj , një 42-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Valsamoggia (Bolonjë);
18 vjet për Alban Limaj , shqiptar 33-vjeçar;
8 vjet e 8 muaj për Erfan Bajrusi, 25 vjeç nga Lecce që jeton në Casalabate;
8 vjet e 8 muaj për 29-vjeçarin shqiptar Alvaro Aliaj që banon në marinën Lecce të Frigole.