Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka treguar se sa fermerë shqiptarë kanë përfituar nga skema e mbështetjes së naftës pa akcizë.
Në videon e publikuar, shihet se gjatë kësaj periudhe kanë përfituar në total 20.652 fermerë, ndërsa ndarja e tyre sipas qarqeve vijon si më poshtë.
Në total 20652. Berat 1705. Dibër 984. Durrës 639. Elbasan 1557. Fier 5186. Gjirokastër 520. Korçë 5802. Kukës 78. Lezhë 258. Shkodër 882. Tiranë 915. Vlorë 687.
Postimi i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë