Në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 16,380 doza të vaksinës Pfizer nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.
1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë, për të vijuar me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve nga koronavirusi.
Ministrja Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE Luigi Soreca dhe Ambasadori i Austrisë Christian Steiner ndodhen në Aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur këtë sasi të vaksinave.