Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Siç shihet në pamjet,
makina është shkrumbuar totalisht.
Burime bëjnë me dije se shoferi ka shpëtuar mrekullisht duke dalë nga makina në momentin që ka parë tym.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në makinë. Ka qenë zjarrfikësja që ka shuar flakët, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.