Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka hyrë pak më parë në ambientet e SPAK në Tiranë. Mësohet se Kim hyri në ambientet e godinës ndërkohë që sot betohen dhe marrin distinktivin 28 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.
Mësohet se gjatë vizitës në SPAK Yuri Kim takoi Arben Krajën dhe Aida Hajnajn.
Vizita e saj në këtë institucion të rendësishëm sa i përket hetimit të korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes vjen një ditë pas takimeve në Tiranë të zyrtarit të lartë amerikan, Philip Reeker.
Gjatë këtyre takimeve Rreker theksoi lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor edhe për SHBA-të, ndërsa ofroi mbështetjen për Reformën në Drejtësi.