Është dhënë sot masa e sigurisë për dy personat që mbetën të plagosur gjatë përplasjes me armë në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, 2 prej tyre vëllezër, pronari i një hoteli dhe një kamerier 20-vjeçar.
Dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ndodhen në Spitalin e Traumës.
Gjykatësi Besmir Stroka, pasi ka dëgjuar palët ka vendosur “arrest me burg” për dy të akuzuarit si autorë në konfliktin e rëndë.