Tendenca për t’u freskuar menjëherë pas ekspozimit në diell ka sjell rritjen e rasteve me ftohje në mushkëri. Mjekja Anjeza Frakulli shprehet se me këtë diagnozë janë paraqitur më së shumti moshat e reja. Mjekja apelon që të moshuarit të kenë kujdes ekspozimin gjatë orareve të pikut.Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tone ka rritur nevojën e frekuentimit të ambienteve të freskëta dhe të ftohta.
Mjekja e familjes Anjeza Frakulla u ben apelon që qytetarët të kenë kujdes, pasi po shtohen rastet që paraqiten me bronkopneumoni në këtë periudhë e më së tepërmi me këto problematika janë paraqitur të rinjtë.
Mjekja Frakulla këshillon që të moshuarit, sidomos ata me sëmundje bashkëshoqëruese, të shmangin ekspozimin në oraret e nxehta të ditës
Por pavarësisht moshës që keni, mjekja këshillon për të gjithë në këto ditë të nxehti ekstrem, hidratimin e vazhdueshëm dhe ushqyerjen me sa më shumë perime dhe fruta për të ruajtura balancat që trupi ka nevojë për të përballuar më lehtë kushtet atmosferike, ndoshta aspak normale për periudhën.