Liridon Latifi është pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Kjo mund të konsiderohet si goditja më e madhe e merkatos shqiptare deri më tani.
Sulmuesi i talentuar ka firmosur për dy vite me shkodranët duke u rikthyer përsëri në Shqipëri. Ai më parë ka luajtur tek Skënderbeu i Korçës, në vitet kur juglindorët bënë histori duke u kualifikuar për herë të dytë në Europa League.
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.
Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!