Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj”,është një nga pankartat me të cilën të afërmit e familjes Gushi dolën sot në protestë homazh në qendër të Fierit për të kërkuar drejtësi.
Të rritur dhe fëmijë bllokuan sheshin kryesor për disa minuta me pankarta në duar.
Kujtojmë se familja Gushi, me dy fëmijë të mitur humbën jetën në një aksident rrugor pak ditë më parë në aksin Fier-Vlorë. Familja Gushi që jetonte në Greqi, kishte ardhur për pushime në Shqipëri, pushime që u kthyen në një tragjedi. Opinioni publik ka shprehur revlotë për ngjarjen. Shpejtësia skëterrë e një të riu në timon, ka shuar një familje.
Mesazhet në disa nga pankartat:
“Hiqe këmbën nga gazi, mund të vdesë fëmija jot nesër!”
“Kërkoj sot drejtësi për fëmijët e mi që nesër të shpëtojë fëmija yt”
“Drejtësi! Mund të isha unë ose ti”
“Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj”
“Na thoni ku janë gabuar cili ishte faji i tyre”