Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. https://bd51829dd9caca075ccf5655aea68d15.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 22ºC në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.