Dy shtetas të huaj, dyshohet sirianë, kanë mbetur të plagosur me thikë në Durrës, pas një sherri për motive të dobëta.
Policia njofton se ka vënë në pranga autorin, një 40 vjeçar nga Berati. Nuk dihen detajet e sherrit, por kohët e fundit ka patur raportime nga qytetarët, të cilët ankohen nga sjellja e emigrantë.
“Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.