Tvk, mëson të tjera detaje nga sekuestrimi i rreth 17 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit këtë mbrëmje.
Burime për tvk bëjnë me dije se droga kishte destinacion Malin e Zi.
Gjatë kontrollit në skaner, janë vërejtur modifikime në kamion, çka ka bërë që të ushtrohet një kontroll i detajuar. Burimet bëjnë me dije se shoferi i kamionit, me origjinë nga Vlora, është arrestuar. Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.