Kandidati 25-vjeçar i Tom Doshit pritej të merrte sot postin e kryetarit të IKMT në Shkodër, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Arsyet pse Serdar Hoxha, i cili kandidoi për PSD-në në zgjedhjet e 25 prillit, nuk arriti të marrë postin e kreut të IKMT nuk dihen.
Megjithatë, në vend të tij sot është komanduar Guri Seferi, i cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IKMT-së në Shqipëri. Kujtojmë se rreth një javë më parë Ilir Niklekaj dha dorëheqjen nga ky post, ndërsa më pas u njoftua komandimi i Hoxhës. Menjëherë pas lajmit, shpërthyen reagime të shumta kryesisht nga zëra opozitarë që e quajtën këtë lëvizje si “shpërblim” nga qeveria për Tom Doshin.