Shqipëria vijon të jetë “nën pushtetin” e të nxehtit afrikan. Masat ajrore të nxehta dhe të thata janë me origjinë nga Afrika e Veriut.
Për ditën e sotme, e Premte 25 qershor 2021, moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.
Këtk vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër. Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato do të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius!
Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius.
