Fotoja që shihni i përket automjetit tip “Toyota” ku udhëtonte një familje me katër anëtarë. Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën Fier-Vlorë rreth orës 08:23 minuta të kësaj të premte, në vendin e quajtur “Kripa”.
Nga informacionet e para të policisë mësohet se makina tip “Audi” ka përplasur nga pas makinën “Toyota” e cila ka dalë nga rruga.
Përplasja duhet të ketë qenë e fortë pasi “Toyota” duket e shkatërruar plotësisht. Mësohet se 4 viktimat, mes tyre dy fëmijë të tërë pjesëtarë të një familjeje. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë punuar edhe me prezë për të nxjerrë viktimat nga makina e shkatërruar plotësisht.