ndia ka regjistruar një rekord të vaksinuarish këtë të hënë, plot 8.3 milionë vaksinime në 24 orë.
Rekordi i mëparshëm ditor u shënua më 5 prill, kur u vaksinuan 4.5 milionë njerëz.
Pavarësisht se shifra duket e madhe, ekspertët thonë se India duhet të vaksinojë 10 milionë njerëz në ditë, për të arritur qëllimin e saj për vaksinimin e 950 milionë të të rriturve deri në dhjetor. Deri tani, India ka konfirmuar mbi 388,000 viktima nga koronavirusi.
Kina, mbi 1 miliard vaksinime
Edhe Kina ka regjistruar një rekord botëror me 1 miliard të vaksinuar në total.
Programi kombëtar i vaksinimit po ecën intensivisht, thonë autoritetet, me 10-20 milionë vaksinime të kryera në baza ditore.